19-12-2014

Ligjërata Teknike për Fermerët dhe Klientët Tanë

Në vazhdimësi të misionit dhe vizionit të FINCA Kosovë për përkrahjen e agrobizneseve mikro dhe të vogla, FINCA Kosovë ka marrë iniciativë që të angazhojë një ekspert Prof. Dr. në lëmin e Blegtorisë për të ofruar ligjëratë teknike tek klientët e FINCA‘s dhe fermerëve tjerë në lidhje me sektorin e Blegtorisë në Kosovë.

Këtë e kemi realizuar në Komunën e Deçanit me datën 20.11.2014, ku të gjithë fermerët e kësaj komune janë ftuar për këtë ligjëratë shumë me rëndësi për sektorin e blegtorisë.

Qëllimi i kësaj ligjërate ishte vetëdijësimi dhe aftësimi i fermerëve në lëmin e Blegtorisë që merren me prodhimin e qumështit dhe trashjen e demave, gjë që vërteton se FINCA Kosovë ka interes të madh në këtë sektor të bujqësisë.

Kjo ligjëratë është organizuar në Komunën e Deçanit në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë. Pjesëmarrës në këtë takim ishin afërsisht rreth 35 fermerë, duke përfshirë fermerë të ndryshëm, një pjesë e tyre edhe klientë të FINCA Kosovë.

Pikë kyqe në këtë ditë ka qenë ligjërata e Prof. Dr.Hajrip Mehmetit i cili është ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë në lëndën e Blegtorisë dhe i cili konsiderohet si ekspert i kësaj fushe.

Ligjërata e profesorit ishte mjaft interaktive dhe e vlerësuar lartë nga fermerët të cilët biseduan dhe parashtruan pyetje të ndryshme për profesorin, ku dhe morën përgjigjet e duhura dhe të vlefshme duke pasur gjithmonë parasysh edhe përvojën afatgjate të profesorit në këtë lëmi, e cila vërtetohet edhe me shembujt dhe publikimet e tij të ndryshme si në libra ashtu edhe në web faqe të ndryshme ndërkombëtare.

FINCA beson se kjo ditë e ka arritur qëllimin e saj dhe është realizuar me sukses duke pasur parasysh intensitetin e ligjeratës dhe debatin tepër interaktiv.

FINCA do të vazhdoj këtë lloj organizimi edhe në komunat tjera në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Për më shumë informata rreth këtij aktiviteti, ju lutem të na kontaktoni në 045/999-444