11-11-2007

Studentët të cilëve iu ndanë bursat

Pas përzgjedhjen me lotari të studentëve-fitues të bursës së FINCA-së në Kosovë, e cila është mbajtur më 25 tetor, 2007, studentët gjithashtu u ftuan të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së tyre e cila u mbajt në zyrat kryere të FINCA Kosovës në Priren, të hënën, më 29 tetor, 2007. Pastaj Drejtori i Vendit i FINCA Kosovës, z. Stefan Martiniak ua ndau bursat.
Z. Daver Krasnic, zyrtar i marketingut dhe zhvillimit i FINCA Kosovës, ua shpjegoi studentëve qëllimin e kësaj burse që jepet nga ana e FINCA Kosovës dhe rëndësinë e saj në ndihmesën e studentëve të rinj në arsimimin e tyre të ardhshëm. Gjithashtu, Daveri iu drejtuar studentëve dhe u dëshiroi sukses, në emër të FINCA Kosovës, duke shpresuar që do të jemi në kontakt, dhe u dëshiroi, pas përfundimit të studimeve, ndoshta edhe të bëhen pjesë e ekipit të FINCA Kosovës.
Studentët pjesëmarrës të shpërblyer me 500€ u falënderuan për këtë mundësi të shkëlqyeshme e cila iu dha atyre nga ana e FINCA Kosovës. Kjo kishte rëndësi të madhe për ata, sidomos duke pasur më mend situatën e tashme të rëndë financiare të studentëve në tërë Kosovën.