22-04-2017

Stafi i FINCA-s në aksion për pastrimin e ambientit nga mbeturinat

Sot, në Ditën Botërore të Tokes, mbi 40 punonjës të FINCA Kosovë shprehën mirenjohjen e tyre Planetit Tokë të cilët me iniciativë vullnetare u mblodhën në një aksion të përbashkët për pastrimin e ambientit nga mbeturinat. Ky aksion u zhvillua ne Lagjen Mat I.

Të gjithë pjesëmarrësit dhanë një shembull pozitiv në komunitetin përreth duke promovuar përgjegjshmëinë qytetare dhe rritur ndërgjegjësimin qytetar ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Qasja mjedisore e FINCA transmetohet në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm nga iniciativat që FINCA ndërmerr si institucion, por edhe nga vetë stafi, të cilët dëshirojnë të jenë pjesëtarë aktivë të shoqërisë dhe të luajnë një rol më të madh, përtej të qënit vetëm pjesë e një institucioni financiar.

FINCA Kosovë vazhdon edhe më tutje me iniciativa të tilla për të frymëzuar vetëdijsim dhe vlerësim për mjedisin, duke dëshmuar qe është institucion me përgjegjësi sociale dhe e ndjeshme jo vetëm ndaj këtij problemi por dhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit duke kontribuar me aktivitete/projekte të ndryshme.

Planeti ynë është me të vërtetë një vend i mrekullueshëm.Gëzuar ditën e Tokës!

FINCA – Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!