30-04-2024

Sfidat Teknologjike në Bujqësi dhe Ndryshimet Klimatike

Në angazhimin tonë të vazhdueshëm për të nxitur bujqësinë e qëndrueshme dhe për të fuqizuar komunitetet rurale, gjatë muajit Prill, FINCA Kosovë organizoi një seri të sesioneve të trajnimeve me komunitetin lokal të bujqësisë për regjionet e Prizren, Pejë, Gjakovë, Istog, Rahovec, Gjilan, Viti, Kamenicë etj.

Këto Trajnime kanë për qëllim jo vetëm të përmirësojnë praktikat e tyre bujqësore, por edhe të sigurojnë një stabilitet financiar dhe ekonomik duke pajisur fermerët me njohuri në lidhje me “Sfidat Teknologjike në Bujqësi dhe Ndryshimet Klimatike” dhe të nxisin përfshirjen financiare midis fermerëve.