20-05-2012
SANDBLOOM u takua me Ministrin e Administratës Publike
Mr. Keith SANDBLOOM, drejtori i posa emëruar i filialës së FINCA-s në Kosovë, i cili erdhi nga filiala e FINCA-s në Zambi, u takua me Z. YAĞCILAR, ministrin e MAP-it. Kjo vizitë kurtoazie u përcoll me mesazhe të ndërsjella mirënjohje për kontributin e dyanshëm, me gatishmëri të vazhdimit së bashkëpunimit, si dhe shkurtimisht u diskutuan disa aspekte të ligjit të OJQ-ve. Ministri YAĞCILAR vuri në pah kontributin e FINCA-s në cilësinë e OJQ-së në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ndërsa Z. SANDBLOOM u zotua se do të zbatojë në përpikëmëri ligjet e Republikës së Kosovës që rregullojnë OJQ-të.
Vizita u përmbyll me premtime për takime tjera të radhës.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe këshilltari gjeneral i FINCA-s, Z. Vigan Rogova, si dhe drejtori nga MAP-i, Z. Bajram Kosumi

