20-06-2025
Renovimi i Biblotekës për 25 Vjetorin në FINCA Kosovë
Me rastin e 25-vjetorit të saj, FINCA Kosovë i dha jetë një hapësire të vjetër në Biblotekën Kombëtare. Ajo u renovua totalisht dhe u shëndrrua në një qendër frymëzimi dhe bashkëpunimi, duke e kthyer atë në një hapësirë funksionale në formë amfiteatri, të përshtatshme për aktivitete kulturore, takime, trajnime dhe evente të ndryshme.
Ky kontribut simbolik shënon jo vetëm një përvjetor më shumë, por një përkushtim afatgjatë ndaj zhvillimit të komunitetit, mbështetjes së dijes dhe krjimit të ngjarjeve që frymëzojnë dhe lidhin njerëzit.
FINCA Kosovë vazhdon të jetë pranë komunitetit me projkete që ndërtojnë të ardhmen me dashuri për dijen, kulturën dhe komunitetin.




