29-04-2024
Programi i Praktikës në FINCA Kosovë
Në kuadër të Programit të Praktikës të FINCA Kosovë, vazhdojmë të organizojmë trajnime frymëzuese në lëminë e edukimit financiar të përshtatur vetëm për anëtarët e programit.
Njohuritë në financa janë tejet të rëndësishme dhe ne besojmë që çdo individ meriton qasje në edukim dhe aftësi për të marrë vendime të duhura për paratë e tyre. Prandaj, ne në Qendrën për Mësim dhe Zhvillim të FINCA Kosovës, jemi të angazhuar për të ofruar sesione interaktive dhe praktike që do të pajisin individët me njohuri që do ju nevojiten për të menaxhuar buxhetin e tyre personal dhe profesional.
Sesionet tona trajnuese mbulojnë gjithçka duke filluar nga bazat e buxhetimit deri te njohuritë e investimeve dhe më tej.
Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme financiare më të ndritshme për komunitetet tona.



