28-10-2025
Pjesëmarrja në Panairin e Gështenjës në Deçan – Tetor 2025
Kolegët tanë nga dega e Deçanit morën pjesë në Panairin tradicional të Gështenjës në Tetor 2025, një ngjarje që promovon kulturën, traditën dhe produktet vendore të rajonit, duke mbështetur fermerët lokalë dhe zhvillimin e sektorit bujqësor.
Panairi mblodhi vizitorë të shumtë dhe prodhues nga e gjithë zona, ndërsa atmosfera festive dhe mikpritja karakteristike e Deçanit e bënë aktivitetin edhe më të veçantë. Ky ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndërthurur edukimin mbi praktikat e qëndrueshme bujqësore me promovimin e produkteve lokale.
FINCA Kosovë vazhdon të qëndrojë partner i besueshëm për zhvillimin rural dhe ekonomik, duke mbështetur komunitetet dhe fermerët në rrugën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.
FINCA – të ndërtojmë të nesërmen së bashku.




