16-02-2023

Panelin e organizuar nga USAID, me temën mundësitë dhe sfidat e qasjes në financa, për gratë ndërmarrëse në Kosovë

Zëvendës Drejtoresha Ekzekutive e FINCA Kosovë, znj. Teuta Kotorri- Krasniqi dhe Koordinatorja e Kredive për Gra znj. Fitore Loxha Tolaj, morën pjesë në panelin e organizuar nga USAID, me temën mundësitë dhe sfidat e qasjes në financa, për gratë ndërmarrëse në Kosovë.

FINCA Kosovë ofron një mundësi zhvillimi për të gjitha gratë ndërmarrëse, përmes produkteve dhe shërbimeve të lehta kreditore dhe trajnimeve falas për të gjitha ndërmarrëset e reja, kjo me qëllim të fuqizimit të grave në shoqëri, që është pjesë e misionit të FINCA Kosovës.