12-01-2010
Një Euro Për Haitin
Fushata ‘Një Euro Për Haitin’ inicuar nga stafi i FINCA Kosovës
Më 12 Janar 2010, mijëra jetë janë zhdukur si pasojë e goditjes nga tërmeti në kryeqytetin Port-au-Prince të Haitit. Të mbijetuarit e tërmetit të madh të shkallës 7.0 të Rihterit, që shkatërroi popullin e varfër të Karaibeve në Haiti, në një kërkim të dëshpëruar për të dashurit e tyre kaluan natën duke gërmuar me duart e tyre përmes rrënojave.
Si degë e FINCA International, stafi i FINCA Kosovës ka organizuar fushatën ‘Një Euro Për Haitin’. Nevojat për ndihmë sa vazhdojnë dhe rriten dhe stafi i FINCA Kosovës ka marrë pjesë në fushatën për mbështetjen e popullit të Haitit. Paratë e grumbulluara nga stafi i FINCA Kosovës janë transferuar në FINCA International në ‘Fondin Humanitar për Tërmetin në Haiti’. Për ma shume informata lidhur me fushatën, vizitoni web faqën www.villagebanking.org
FINCA në Kosovë, rritet së bashku, duke mbështetur njëri tjetrin

