27-08-2024
Njoftim për hapjen e degës së re në Mitrovicën e Veriut!
Njoftojmë hapjen e degës tonë të re, e cila do të ofrojë shërbime për të gjithë anëtarët e komunitetit, pa asnjë përjashtim.
Synimi ynë është të kontribuojmë në përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve, duke realizuar kështu objektivat tanë sociale.
Jemi të angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar individët në këtë rajon, duke ofruar shërbime dhe mundësi që ndihmojnë në avancimin ekonomik dhe social.
Besojmë se me këtë hap, do të kontribuojmë në ndërtimin e një komuniteti më të fortë dhe më të integruar.


