06-03-2023
Muaji i ndërgjegjësimit gjinor
FINCA Kosovë me 4 Mars, në muajin e ndërgjegjësimit gjinor, filloi me fazën e dytë të trajnimit FemEdu për klientet gra, gratë ndërmarrëse dhe gratë të interesuara për zhvillimin e njohurive të tyre, në fushën zhvillim biznesi, financa, kontabilitet, burimeve njerëzore dhe marketing.
Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me Institutin e Ndërmarrësisë dhe Bizneseve të Vogla “IESB” Instituti Iesb, nga Ligjeruesi Ali Lushi, në qytetin e Pejës.
FINCA Kosovë cdo herë në përkrahjen e fuqizimit të grave në ndërmarrësi, përmes sigurimit të qasjes më të mirë mbi edukimin financiar.


