05-03-2013

KE-të e Mikrofinancave: certifikata e fushatës SMART është një “Hap i qartë” drejt mikrofinancave të përgjegjshme

Nga Mary Ellen Iskenderian dhe Rupert Scofield, bashkë-kryesuesit e Grupit Punues të KE-ve të Mikrofinancave

Si bashkë-kryesues të grupit punues të KE-ve të Mikrofinancave, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju deklaratën e përbashkët nga grupi punues në mbështetje të fushatës tash vonë të shpallur SMART të programit për certifikim në mbrojtje të klientit. Certifikimi ofron mirënjohje publike për institucionet të cilat përmbushin standardet adekuate të kujdesit të mirëfilltë të klientëve mikrofinanciar, pas verifikimit nga një vlerësues i pavarur. Kjo shënon në hap të qartë para në sigurimin se industria mikrofinanciare vendos në radhë të parë trajtimin e klientëve të saj.

Që kur kemi filluar të takohemi herët në vitin 2011, shumë prej diskutimeve të grupit punues janë fokusuar në pyetjen fondamentale se për çfarë ka nevojë industria mikrofinanciare që të lulëzojë në të ardhmen. Ne besojmë se mbrojtja e klientit është esenciale për këtë. Është logjika – dhe praktikat e mirë të punës – se një marrëdhënie e mirë dhe e respektueshme me klientët nevojitet për të sendërtuar besim, për të zvogëluar rrezikun dhe për t’i shërbyer ata si duhet. Si udhëheqës të FINCA dhe të Women’s World Banking, ne jemi posaçërisht të brengosur me trajtimin e drejtë të klientëve të gjinisë femëror, shtylla tradicionale e industrisë mikrofinanciare, të cilët janë të cenueshëm ndaj eksploatimit.

Mbrojtja e klientit është përgjegjësi të cilët të gjithë ne në këtë industri e ndajmë. Në tri vitet e fundit, fushata Smart ka ndihmuar të krijuar gjuha, mjetet dhe trajnimet e nevojshme për të vendosur standarde të forta për mbrojtjen e klientit. Tani, përmes vlerësimit rigoroz për certifikim, ne kemi një mënyrë për të lejuar institucionet të demonstrojnë se përmbushin standardet e përbashkëta të mbrojtjes së klientit.

Grupi Punues ka lëshuar një Deklaratë të Përbashkët sepse ne dëshirojmë të evidentojmë mbështetjen e programit të lartë cekur. Ne jemi llogaridhënës për mbajtjen e rrjeteve tona dhe të partnerëve në standarde të larta, dhe ftojmë filialet, partnerët dhe tjerët në gjithë industrinë mikrofinanciare, që të punojnë drejt certifikimit. Ne presim që këto përpjekje do t’i kontribuojnë që të kemi një industri e njohur si model e shërbimeve të përgjegjshme financiare.

Ne festojnë këtë kontribut të ri të rëndësishëm, për të siguruar shëndetin e industrisë mikrofinanciare dhe t’i përgëzojmë njerëzit dhe organizatat në gjithë industrinë që kanë punuar së bashku për të mundësuar nisjen e programit të certifikimit. Ne mirëpresim që të punojnë me të gjithë dhe të avancojmë mikrofinancë të përgjegjshme dhe të fokusuar drejt klientëve.

Grupi Punues i KE-ve të Mikrofinancave është përpjekje e përbashkët e udhëheqësve të Accion, FINCA, Freedom from Hunger, Grameen Foundation USA, Opportunity International, Pro Mujer, VisionFund International, dhe Women’s World Banking. Mary Ellen Iskenderian dhe Rupert Scofield, respektivisht KE-të e Women’s World Banking dhe FINCA International, shërbejnë si bashkëkryesuesit themelues të grupit