01-07-2013

Ta pastrojmë Kosovën

FINCA Kosovë morri pjesë në fushatën e pastrimit të Kosovës.

Në kuadër të fushatës “Let’s do it world” të cilës këtë vit i janë bashkangjitur mbi 85 shtete të botës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka organizuar fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”. Kjo ditë që nga viti i kaluar është shpallur ditë tradicionale e pastrimit të Kosovës nga mbeturinat.

Duke u nisur nga suksesi i arritur në vitin e kaluar, ku morën pjesë më shumë se 80,000 vullnetarë dhe u mblodhën më shumë se 10,000 tonëlate mbeturina, kësaj iniciative, krahas qytetarëve vullnetarë të shumtë, organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, këtë vit iu bashkëngjiten shumë ministri/komuna dhe shumë ministra, të cilët personalisht dolën dhe u bënë pjesë e kësaj fushate.

Përgjegjësia korporative sociale e FINCA-së dhe deklarata e misionit mbështet fushatat dhe ngjarjet sociale të cilat ndihmojnë me pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit të pastër. Si organizatë e përgjegjshme sociale, FINCA Kosovë morri pjesë në këtë iniciativë të rëndësishme