04-05-2016
Programi Ligjërues
Në vazhdimësi të Programit Teknik edukativo-ligjërues të FINCA-s, i cili trajton misionin dhe vizionin për të mbështetur pronarët e mikro bizneseve, janë duke vazhduar ligjëratat në tërë territorin e Kosovës nga profesorët e Fakultetit të Bujqësisë, ekspertë të kësaj fushe duke ofruar ligjërata teknike fermerëve në lidhje me sektorin e Blegtorisë dhe Perimkultures.
Qëllimi i organizimit të këtyre ligjëratave është përmisimi i njohurive për zhvillimin e bizneseve bujqësore. Këto ligjërata janë duke u organizuar në shumë komuna si: Drenas, Suharekë, Malishevë, Pejë, Rahovec, Prizren, Ferizaj dhe Shtime. Pjesëmarrja në këto takime është gjithnjë në rritje duke përfshirë fermer të ndryshëm dhe klientë të FINCA Kosovë. Intensiteti i ligjëratave dhe debati interkativ ka bërë që të vazhdohet edhe tutje me programin ligjërues

