13-08-2014

Komuna e Gjilanit ka mbajtur Panairin Regjional, ku morri pjesë edhe FINCA Kosovë

Panairi Regjional i Gjilanit ishte organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe është përkrahur financiarisht nga Zyra e Bashkësisë Evropiane, me qëllim të stimulimit të prodhimit vendor. Në këtë panair hapjen e të cilit e bëri kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ishte e pranishme edhe FINCA Kosovë .

Panairi ishte dedikuar për prodhuesit e regionit të Gjilanit dhe mbi 100 bizneset që operojnë në këtë treg, më së shumti për prodhuesit bujqësore, por edhe të tjerë.

Panairi është mbajtur gjatë dy ditëve të vikendit me 2-3 Gusht, dhe ka qenë i vizituar nga shumë qytetarë të rajonit të Gjilanit.

Tavolina promovuese e FINCA ishte më se aktive dhe e vizituar nga qytetarë të shumtë, në mesin e tyre edhe Kryetari i Gjilanit Z. Lutfi Haziri.