10-06-2015

Panairi i Punës

Sot dhe nesër, me datë 08 dhe 09 Qershor, FINCA Kosovë është prezente në Panairin e Punës organizuar për të dymbëdhjetën herë me radhë nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) e cila mbahet në Biblotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Qëllimi i këtij organizimi është që punëdhënësve të ju mundësohet takimi i drejtpërdrejt me ata që janë të interesuar për punë në Republikën e Kosovës, si dhe ti ndihmojë të identifikojnë mundësitë potenciale për të zhvilluar karrierën e tyre për të gjetur një punë e cila u mundëson të ndiheni të plotësuar dhe të përmbushni nevojat tuaja profesionale.

Në këtë panair, FINCA Kosovë i’u ofron mundësinë të gjithë punëkërkuesve aplikimim aty-për-aty në stendat e FINCA Kosovë, ndërsa të tjerët mbetën për të aplikuar online për pozitën e hapur që është “Analist Kreditorë për Agrobiznes për degët :Gjilan, Ferizaj, Rahovec(Xërxë), Fushë Kosovë, Graçanicë(Lipjan),Viti(Gjilan).

Nëse jeni të interesuar për të qenë pjesë e familjes sonë FINCA Kosovë, ju lutem plotësoni aplikacionin e punës që gjendet në web-faqen e FINCA Kosovë, www.Kosovo.FINCA.org, në seksionin e Mundësi Punësimi.

FINCA – Të ndërtojmë të nesërmen së bashku