23-07-2009
Suksesi Ndërkombëtar i DOKUFEST-it
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumetar dhe të shkurtër DOKUFEST është radhitur i 22-ti në listën e 25 festivaleve më të mira botërore në programet ku dominojnë filmat dokumentarë. Nga shumë sponzorë tjerë, FINCA eshtë i vetmi sponsor që nga fillimi i këtij festivali ndërkombëtar në Kosovë, dhe krenohet me suksesin e DOKUFESTIT ne arenen ndërkombëtare.
Filmbërësi dhe kritiku amerikan AJ Schnack, në bazë të komenteve të cilat i ka mbledhur nga kolegët dhe përfaqësuesit e industrisë së filmit nga mbarë bota, për herë të dytë e ka sajuar listën e 25 festivaleve më të mira të globit për vitin 2009, ku “Dokufestin” e ka radhitur në pozitën e 22-të. Në këtë mes janë radhitur edhe festivalet e mëdha të filmit si Festival i filmit në Thessaloniki, Doku Lisboa i Portugalisë, Festivali ndërkombëtar i filmit në Edinburgh, Copehnhagen Dox, Trieca, Berlinale, IDFA, Festivali i Filmit në Toronto e të tjerë.
FINCA e ka fituar statusin si sponsor tradicional për shkak se ishte i vetmi institucion që vazhdon sponsorimin e DOKUFEST-it që nga fillimi

