04-03-2008
Ndenja e Pavarsisë
Për nder të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, FINCA Kosovë ka bërë organizimin e një ndeje të madhe për gjithë stafin e FINCA. Ku ma shumë se 180 punëtor të FINCA`s kanë marrur pjesë. Kjo ndejë është organizuar në një klub në Prizren. Një tortë e madhe me pamje të flamurit të ri të Kosovës është porositur, si dhe pjesmarrja e lodrave e ka bërë edhe më festive atmosferën.
Të gjithë pjesmarrësit janë ndarë shumë të kënaqur dhe kanë deklaruar se ka qenë ndeja më e mire e organizuar deri më tani nga ana e FINCA në 8 vitet e fundit. Ne shpresojmë të kemi ngjarje të tilla festive edhe në të ardhmen me të cilat do të shënohet suksesi i organizatës sonë.

