07-09-2009

Festa e Vjeljes së Rrushit në Rahovec

Në Rahovec u organizua për herë të katërt festa tradicionale, “FESTA E VJELJES SE RRUSHIT” e cila u mbajt nën patronatin e kryetarit të Kosovës me 7 shtator 2009. Hapjen e kësaj feste e bëri kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu me prerjen e një kalaveshi të rrushit, i cili njëherit bëri edhe thirrje për ruajtjen dhe vazhdimësinë e kësaj traditë shumëvjeçare. Zëvendës ministri i bujqësisë mbajti fjalim duke thënë se ‘kjo festë është dëshmi që fermerët duhen të ndihmohen me kredi nga institucionet bankare të vendit me interes të volitshëm dhe me afte më të gjata’. Në këtë festë ishin të pranishëm shumë përfaqësues qeveritar të vendit .FINCA në Rahovec morri pjesë në këtë manifestim tradicional me reklama të FINCA-së si dhe me promovim e produkteve. Në këtë manifestim kanë marrë pjesë 1500 vizitor ku FINCA shfrytëzoj rastin të shpërndaj fletushka për produktet. Prezenca e mediave ishte edhe një dëshmi për këtë manifestim serioz ku u intervistuan vizitoret nga ana e RTK-së dhe radio STARTI