09-06-2025

Gjenerata e 22-të e Praktikantëve

Në përfundim të praktikës së gjeneratës së 22-të të praktikantëve, FINCA Kosovë organizoi një aktivitet të veçantë me qëllim që kjo përvojë të mbyllet në mënyrë domethënëse dhe më frymëzuse. Trajnimi “Saving Games”, i mbajtur në ambientet tona, shërbeu si një formë kreative dhe argëtuese për të reflektuar mbi rrugëtimin e përbashkët, sfidat e tejkaluara mbi rrugëtimin e përbashkët dhe sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe.

Ky trajnim nuk ishte vetëm një përmbyllje, për një mundësi për të forcuar bashkëpunim në ekip, për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar lidhje të reja komunikimi ndërmjet praktikantëve dhe stafit të FINCA Kosovë. Përmes lojërave interaktive dhe diskutimeve të hapura, u theksua rëndësia e angazhimit, bashkëpunimit dhe përkushtimit në një ambient punë që vlerëson rritjen profesionale dhe personale.

Në FINCA Kosovë praktika është një investim në të ardhmen e të rinjve.

Faleminderit gjenerata 22-të suksesi juaj është suksesi jonë!