11-11-2007
Ambasadori gjerman e vizitoi FINCA-në në Kosovë
Më 29 tetor, 2007, ambasadori i porsaemëruar në Kosovë z. Karl Albrhet Vokalek e vizitoi zyrat kryesore të FINCA-së në Kosovë, në Prizren.
Ambasadori u prit nga ana e Drejtorit të Vendit në Kosovë, Stefan Martiniaku. Gjatë vizitës së tij, ambasadori u njoftua për misionin e FINCA-së në Kosovë dhe veprimtaritë e saj, gjatë takimit të mbajtur në zyrat kryesore të FINCA-së në Kosovë, ku ishin të pranishëm: Stefan Martiniaku Shefi ekzekutiv, Engyl Pallusha COO, Elvane Karjagdiu, Shefe e HR, Daver Krsanic, Shef i marketingut/zhvillimit, Ehad Gjinali, Menaxher Dege i FINCA-së në Prizren.
Ambasadori qe shumë i kënaqur me punën dhe misionin e FINCA-së në Kosovë. Ai theksoi që mikro-financimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

