05-09-2014

Gala Mbrëmje në Gjakovë

Të premten me datë 05 Shtator 2014, FINCA Kosovë së bashku me korporata dhe kompanitë tjera më të mëdha në Kosovë, morën pjesë në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Kuvendi Komunal i Gjakovës, në Hotel President-Gjakovë.

Kjo gala mbrëmje ishte organizuar me qëllim të krijimit të fondeve për rregullimin e ambientit të parkut në Gjakovë. Nga ky eveniment është arritur që të mblidhen mjete në vlerë prej 44,755 Euro dhe kjo është organizuar nëpërmjet shitjes së pikturave në ankand, sponzorime, si dhe nga pjesëmarrja apo rezervimi i tavolinës.

Në këtë ”Gala Mbremje” ishin të pranishëm shumë përfaqësues të Korporatave dhe Bizneseve të mëdha që operojnë në Republikën e Kosovës. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës Znj. Mimoza Kusari Lila së bashku me përfaqësues tjerë të Kuvendit Komunal Gjakovë. Në këtë eveniment morën pjesë edhe shumë Institucione Financiare ku ndër ta ishin edhe stafi ynë nga FINCA Kosova së bashku me disa klientë tonë të ftuar special.