15-03-2024

Fushata “Muaji i Historisë së Gruas” të organizuar nga USAID

Znj. Teuta Kotorri- Krasniqi, Zëvendës Kryeshefe Ekzekutive e FINCA Kosovës, është zgjedhur për fushatën “Muaji i Historisë së Gruas” të organizuar nga USAID.

Kjo fushatë shënon dhe feston kontributin e rëndësishëm të grave në sektorin financiar të Kosovës, duke frymëzuar të rinjtë dhe gratë në të gjithë vendin.

Jemi te lumtur që ajo është pjesë e ekipit tonë!