23-05-2009
FINCA sponsor tradicional i DOKUFEST-it
DOKUFEST, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të shkurtë, është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë. Festivali mbahet në gusht, në Prizrenin historik dhe pitoresk që tërheq një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe bota. Në këtë festival vjetor filmat shfaqen dy herë në ditë në katër kinema, katër nën qiell të hapur dhe në dy të mbyllura. Përveç filmave, festivali është i njohur edhe për net plot gjallëri që pasojnë shfaqjen e filmave. Festivalin e përcjellin edhe një numër aktivitetesh si punëtori, ekspozita DokuPhoto, kampingu i festivalit, koncerte e të tjera, duke i dhënë qytetit një sharmë të veçantë në të cilin do të dëshironit të jeni. Ky është edicioni i 8-të e DOKUFEST-it ku shfaqen 184 filma dokumentar dhe të shkurtë nga 36 shtete të botës. Ky festival do të ketë rreth 15,000 vizitor. Po nga ky vitë, FINCA do të jetë sponsor i këtij festival ndërkombëtare në Kosovë. Që nga ky vit, FINCA ka fituar statusin si sponsorët tradicional për shkak se ishte i vetmi institucion që vazhdon sponsorimin e DOKUFEST-it që nga fillimi

