23-07-2012
FINCA, Përsëri Sponsor Tradicional I Dokufest-it
Njëlloj si dhe 10 vitet e fundit, FINCA Kosovë ka vazhduar të jetë sponsor tradicional i festivalit ndërkombëtar të filmit Dokufest.
Dokufest-i, festival ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe i filmit të metrazhit të shkurtër, është ngjarja më e madhe e filmit në Kosovë. Festivali është organizuar në Gusht në qytetin piktoresk dhe historik të Prizrenit, i cili tërheq artistë të shumtë regjional dhe ndërkombëtar. Ky ishte festivali i 11-të i radhës.
Në këtë festival, që organizohet një herë në vit, filmat u shfaqen dy herë në dytë në tre kinema në ambient të hapur, si dhe në dy kinema të rregullta. Përveç filmave, festivali njihet për net të gjalla pas shfaqjes së filmave. Ngjarje të ndryshme kanë ndodhur në suaza të këtij festivali: workshope, ekspozita DokuFoto, kamping, koncerte dhe gjitha këto e bën qytetin vend joshës.
Është vlerësuar se përgjatë këtij festivali ekonomia e Prizrenit ka gjeneruar, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi përreth 2 milionë euro.
Ngjarja është mbuluar nga media lokale dhe ndërkombëtare, nga media e shkruar, publikime, shkrime, internet dhe shumë media tjera sociale

