30-04-2014

FINCA ndërron lokacionin në Shtërpce

Dega e FINCA Kosovës ka ndërruar lokacionin e zyrës së Shtërpcës. Me rast të ndërrimit të lokacionit, janë ftuar klientët, përfaqësuesit nga komuna dhe institucionet komunale për një koktej rasti.

Dega e re tanimë gjendet në rrugën kryesore, pa numër, përballë Stacionit Policor në qendër të Shtërpcës.

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni degën e Shtërpcës në: 044 191 186 ose 049 748 928