12-06-2025

FINCA Market në zemër të Prishtinës

Në fillim të muajit Qershor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, festuam 25 vjetorin e FINCA Kosovë në mënyrën më domethënese së bashku me klientët tanë më besnik.

Përmes aktivitetit të organizuar 25 Shtande për 25 Vite, sollëm në zemër të qytetit 25 bizneset e përfaqësuara nga klientët tanë nga e gjithë Kosova, të cilët kishin mundësinë të prezantojnë prodhimet e tyre dhe produktet e tyre artizanale, ushqimet tradicionale, e deri tek produktet bujqësore. Duke krijuar një atmosferë të bukur, festive dhe plot energji pozitive.

Eventi u shoqërua me muzikë, plot buzëqeshje dhe me vizitor të njëpasnjëshëm që patën mundësin të njihen nga afër me prodhuesit lokal dhe të mbështesin drejtpërdrejt punën e tyre.

Kjo nismë reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshem për të fuqizuar klientët tanë. Mbështetja jonë për klientët dhe bizneset lokale do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes iniciativave të reja që fuqizojnë, lidhin dhe festojnë sukseset e përbashkëta.