12-12-2007
Web Faqja e FINCA Kosovës me 79,117 klikime gjatë muajit Nëntor 2007
Numri i vizitorëve të web faqes së FINCA Kosovës është duke u rritur cdo ditë e më tepër. Vetëm përgjatë muajit Nëntor 2007, web faqja ka pasur 79,117 klikime.
Para më se një viti e gjysëm, FINCA Kosovë ka pasur një web faqe statike, por qëkur ka filluar me implementimin e web faqes së re, ne kemi pasur një rritje drastike të numrit të vizitorëve të cilët e kanë vizituar këtë web faqe. Numri i vizitorëve është rritur në mënyrë dramatike, në krahasim me muajin Janar 2007, ku numri I vizitorëve që e kanë vizituar web faqen tonë ishte vetëm 4,557 vizitorë. Vetëm përgjatë muajit Nëntor 2007, web faqja ka pasur 79,117 klikime.
Duke filluar nga 12 Nëntori, 2007, FINCA Kosovë ka lancuar poashtu web faqen e saj edhe në gjuhën Shqipe. Web faqja e re e FINCA-s, e dizajnuar me CMS, ofron informacione lidhur me FINCA-n në Kosovë, stafin e saj, profilin e vendit, tregimet e klientave, galerinë, ofertat për punësim,lajmet dhe llojet e ndryshme të kredive që ajo ofron. Një nga shërbimet më të rëndësishme që ofron web faqja e re, është se tani klientat tanë mund të aplikojnë për kredi edhe përmes internetit. Poashtu, në këtë web faqe, ne kemi përfshirë edhe anketat e ndryshme, ku vizitorët mund të shprehin mendimin e tyre lidhur me pyetjet e parashtruara, të cilat do të na ndihmojnë neve për të përmirsuar edhe më tej shërbimet tona.
Me web faqen e re të dizajnuar, FINCA Kosovë ka për qëllim që të krioj një web faqe më interaktive, e cila vazhdimisht do të freskohet me të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me operacionet e FINCA Kosovës.

