02-05-2014

FINCA Kosovë mori pjesë në Panairin e Punës

FINCA Kosovë mori pjesë në Panairin e Punës organizuar për të njëmbëdhjetën herë me radhë nga Oda Ekonomike Amerikane (OEAK), në bashkëpunim me kompaninë “The HeadHunter”.

Qëllimi i këtij organizimi ishte që punëdhënësve tu mundësohet takimi i drejtpërdrejt me ata që janë të interesuar për punë në Republikën e Kosovës.

Në këtë panair, FINCA Kosovë pati mbi 300 kontakte me punëkërkues, ku prej tyre 127 punëkërkues aplikuan aty-për-aty, ndërsa te tjerët mbetën për të aplikuar online për pozitat e hapura që ishin “Nëpunës Kreditor për Kredi Biznesi” në degën Ferizaj, praktikant “Nëpunës Kreditor” dhe “Ndihmës Arkëtar” në të gjithë territorin e Kosovës.

Ky panair zgjoi interesimin e një numri të konsiderueshëm të punëkërkuesve nga i gjithë vendi, ku patën mundësinë të ndjekin punëtori dhe sesione të organizuara me qëllim të vetëdijesimit dhe këshillimit në çështje lidhur me integrimin e tyre në tregun e punës.

Mediat lokale dhe nacionale kanë ndjekur këtë panair ku në fokus të kamerave ishte edhe stendi promovues i FINCA Kosovës.

Nëse jeni të interesuar për me qenë pjesë e familjes sonë FINCA Kosovë, ju lutem plotësoni aplikacionin e punës që gjendet në web-faqen e FINCA Kosovë, www.finca-ks.org, në seksionin e Mundësi Punësimi