13-12-2017
FINCA Kosovë mbështet trajnimin për mësimdhënës dhe edukatorë të qendrës Down Syndrome Kosova
Në mbështetje të nxënsëve me sindromën Down dhe për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve brenda institucioneve edukativo-arsimore, FINCA Kosovë ka mbështetur trajnim tre ditor për 50 mësimdhënësit dhe edukatorë të organizuar nga qendra Down Syndrome Kosova, e cila ofron shërbime psiko sociale për fëmijët me sindromën Down.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të edukatorëve e mësimdhënësve që njohurit e fituara gjatë këtij trajnimi të ndikojnë në ofrimin e shërbimeve profesionale për fëmijët me sindromën Down.
Trajnimi është mbajtur me 9 – 11 dhjetor nga ekspertja nga Anglia znj.Cecilie Mackinnon.
FINCA Kosovë vazhdimisht përkrah aktivitetet kulturore në vend duke dëshmuar që është institucion me përgjegjësi shoqërore dhe sociale

