08-09-2026
FINCA Kosovë mbështet Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar
FINCA Kosovë mbështet Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK) përmes një donacioni të dedikuar për përkrahjen e punës dhe aktiviteteve të organizatës.
Donacioni përfshin pajisje teknologjike, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe në mbështetjen e aktiviteteve të FKAK-së, duke ndihmuar organizatën në realizimin e misionit dhe angazhimeve të saj.
Përmes mbështetjes së vazhdueshme ndaj organizatave dhe iniciativave në komunitet, FINCA Kosovë synon të kontribuojë në krijimin e mundësive të barabarta dhe në ndërtimin e një komuniteti më gjithëpërfshirës për të gjithë.


