11-10-2017
FINCA Kosovë mbështet koncertin e Orkestrës së qytetit të Prizrenit
FINCA Kosovë spozoroi koncertin e Orkestrës së qytetit të Prizrenit e cila u mbajt në sallën e “Kino Lumbardhit” në Prizren.
Për artdashësit e muzikës klasike kjo orkestër performoi vepra të stileve të ndryshme, duke filluar nga stili i barokut, romantizmit dhe muzikës së filmit të interpretuara nga artistët profesionistë të kësaj orkestre.
Në këtë koncert u interpretuan vepra të autorëve shqiptar dhe atyre me renome botërore, duke filluar nga T.Albinoni-Adagio, Moj e bukura more, Henri Mancini- Inspector Kluzo, Cinema Paradiso, Vlasi i Lumturisë, Paloma Song of the Secret Garden, Skena e parë nga ,,Liqeni i Mjellmave”, K.S.Sans-Bahanalja etj.
FINCA Kosovë vazhdimisht përkrah aktivitetet kulturore në vend duke dëshmuar që është institucion me përgjegjësi shoqërore dhe sociale

