11-10-2026

FINCA Kosovë mbështet edicionin e 27-të të StreetFest

FINCA Kosovë ishte pjesë e edicionit të 27-të të StreetFest, duke kontribuar si Silver Sponsor në mbështetjen e një prej ngjarjeve që promovon sportin, përfshirjen dhe barazinë në komunitet.

StreetFest sjell së bashku fëmijë, gra dhe persona me aftësi të kufizuara, duke krijuar hapësira për pjesëmarrje aktive, ndërveprim dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Përmes aktiviteteve sportive dhe atmosferës së veçantë që karakterizon këtë ngjarje, StreetFest dëshmon se sporti është një mjet i fuqishëm për të afruar njerëzit, për të nxitur bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një komunitet më gjithëpërfshirës.

Së bashku, ndërtojmë një komunitet ku secili ka mundësinë të marrë pjesë, të ndihet i përfshirë dhe të jetë pjesë e ndryshimit.