16-07-2026

FINCA Kosovë mbështet mundësitë për arsimim përmes Bursave AMIK

FINCA Kosovë, në kuadër të angazhimit të saj për të mbështetur edukimin dhe zhvillimin e të rinjve, kontribuon edhe këtë vit në nismën e Bursës AMIK – Shoqata e Mikrofinancave të Kosovës.

Për të katërtin vit me radhë, Bursat AMIK synojnë të mbështesin studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe t’u krijojnë mundësi më të mira për të vazhduar dhe përfunduar studimet e tyre.

Për vitin akademik 2026/2027, studentët e rregullt të programeve Bachelor dhe Master, në universitetet publike dhe kolegjet private të akredituara në Kosovë, mund të aplikojnë për bursë nga 15 korrik deri më 15 shtator 2026.

Përmes kontributit në këtë iniciativë, FINCA Kosovë vazhdon të mbështesë mundësitë për edukim dhe zhvillim të të rinjve, duke besuar se investimi në arsim është një investim në të ardhmen e komunitetit.

Çdo ëndërr meriton një mundësi. Ne besojmë se duke mbështetur të rinjtë sot, kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje me më shumë mundësi nesër.