14-06-2026
FINCA Kosovë mbështet aktivitetin “Lojë Shahu për të Verbërit” në Gjakovë Data: 14 qershor
FINCA Kosovë mbështeti financiarisht aktivitetin “Lojë Shahu për të Verbërit”, të organizuar nga Shoqata e të Verbërve “Jakova” në Gjakovë, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të Ditës së Çlirimit të Gjakovë.
Ky aktivitet solli së bashku pjesëtarë të komunitetit të personave të verbër përmes shahut, duke krijuar një hapësirë për pjesëmarrje, bashkëpunim dhe ndërveprim. Përtej karakterit sportiv dhe rekreativ, aktivitete të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e barazisë, gjithëpërfshirjes dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet.
Përmes mbështetjes së kësaj nisme, FINCA Kosovë vazhdon të kontribuojë në iniciativa që fuqizojnë komunitetet dhe krijojnë mundësi për përfshirje dhe pjesëmarrje të barabartë për të gjithë.
Ne besojmë se një komunitet më i fortë ndërtohet kur secili ka mundësinë të jetë pjesë e tij.
Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!


