29-10-2014

FINCA Kosovë zhvendos degën e saj Ferizaj

Me 29 Tetor 2014, FINCA Kosovë zhvendosi degën e saj të Ferizajit në lokacionin e ri, rruga 12 Qershori p.n. Me këtë rast u organizua ceremonia përuruese ku ishin të pranishëm Drejtori i Drejtoratit të Bujqësisë, zyrtarë të tjerë komunal, si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i FINCA.

Menaxheri i Degës gjatë fjalimit të mbajtur tha se sot FINCA ka bërë edhe një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve me klientët e saj, duke ofruar një hapsirë më të organizuar dhe më efikase për shërbimin e mbi 11,500 kilentëve tanë rreth Kosovës.

Ai vazhdoi fjalimin duke thënë se objekti i ri është i përgatitur sipas standardeve më të reja të afarizmit si dhe në funksion të jetësimit të misionit të FINCA-s ndërkombëtare për të ofruar shërbime financiare – cilësore dhe të shpejta – për bizneset dhe agrobizneset dhe kësisoj duke iu ndihmuar atyre të krijojnë mjete, vende pune dhe rrjedhimisht, të zhvillojnë biznesin e tyre si dhe përmirësojnë standardin e tyre jetësor.

Të pranishmit ishin mjaft pozitiv se ky hap do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit të stafit të FINCA, në shërbime cilesore, dhe në një kontakt më të afërt me klientët