24-09-2026
FINCA Kosovë pjesë e Panairit Tradicional të Mjaltit në Shtërpcë
Edhe këtë vit, FINCA Kosovë ishte pjesë e Panairit Tradicional të Mjaltit në Komunën e Shtërpcës, një ngjarje që promovon punën e bletarëve dhe traditën e bletarisë në këtë rajon.
Përmes pjesëmarrjes në këtë panair, FINCA Kosovë, përmes degës së saj në Shtërpcë, riafirmoi përkushtimin për të qenë pranë komunitetit lokal, duke mbështetur iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e bizneseve të vogla.
FINCA Kosovë vazhdon të jetë pranë njerëzve dhe bizneseve që punojnë çdo ditë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Së bashku, mbështesim zhvillimin lokal dhe ndërtojmë të nesërmen!





