09-10-2026
FINCA Kosovo Organizes Breast Cancer Awareness Session for Pink October
Më 9 tetor 2026, Qendra për Mësim dhe Zhvillim e FINCA Kosovë organizoi një sesion ndërgjegjësues FALAS për komunitetin, në kuadër të Tetorit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Sesioni u udhëhoq nga Dr. Egzona Bytyqi, e cila ndau informacione të rëndësishme rreth kancerit të gjirit, rëndësisë së kujdesit për shëndetin dhe rolit të kontrolleve të rregullta në zbulimin e hershëm të sëmundjes.
Përveç informimit dhe ndërgjegjësimit, ky aktivitet krijoi një hapësirë të hapur dhe mbështetëse, ku gratë pjesëmarrëse patën mundësinë të ndanin përvoja dhe histori personale e familjare, të diskutonin shqetësimet e tyre dhe të përfitonin nga mirëkuptimi dhe mbështetja e njëra-tjetrës.
FINCA Kosovë do të vazhdojë të organizojë aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese, duke mbështetur komunitetin dhe duke promovuar mirëqenien përmes Qendrës për Mësim dhe Zhvillim.



