30-10-2017

FINCA Kosovë hap degën e re në Xërxë

Në realizimin e misionit për të siguruar qasje në shërbime financiare ndërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në segmentin e bujqësisë dhe biznesit si shtylla të ekonomisë vendore, FINCA Kosovë sot më 30 tetor ka bërë hapjen e degës së re në Xërxë, duke e zgjeruar rrjetin e degëve të saj për të qenë sa më afër klientëve të saj.

Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin përfaqësues nga komuna, klientë të FINCA Kosovë, përfaqësues nga institucionet mikrofinanciare, banka si dhe Menaxherë nga Zyra Qendrore e FINCA-së dhe stafi nga Dega e Rahovecit.

Hapja e ceremonisë u bë nga Menaxheri regjional i FINCA Kosovë z. Faton Bërbatovci, i cili theksoi që dega e Xërxës është e 24-ta me radhë, që tregon se FINCA Kosovë ofron mundësi dhe mbështetje nëpërmjet fuqizimit të përfshirjes financiare që rrjedhimisht kontribuojnë në gjenerimin e vendeve të reja të punës, stimulimin e bizneseve dhe agrobizneseve vendore duke i kontribuar kësisoj ekonomisë së Xërxës dhe Kosovës në përgjithësi