22-12-2016

FINCA Kosovë hap degën e re në Podujevë

Në realizimin e misionit për të siguruar qasje në shërbime financiare ndërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në segmentin e bujqësisë dhe biznesit si shtylla të ekonomisë vendore, FINCA Kosovë sot më 22 Dhjetor ka bërë hapjen e zyrës edhe në qytetin e Podujevës, duke e zgjeruar rrjetin e degëve të saj për të qenë sa më afër klientëve të saj.

Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin përfaqësues nga komuna, klientë të FINCA Kosovë, përfaqësues nga institucionet mikrofinanciare, banka si dhe Menaxherë nga Zyra Qendrore FINCA-së dhe stafi nga Dega e Podujevës.

Shiriti është prerë nga ana e menaxherit të degës së Podujevës i cili përshendeti të pranishmit dhe mbajti një fjalim të shkurtë duke ju dëshiruar sukses stafit të FINCA Kosovë në punën e mëtutjeshme dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, duke i kontribuar kësisoj ekonomisë së Podujevës