28-12-2017
FINCA Kosovë hap degën e re në Graçanicë
Në realizimin e misionit për të siguruar qasje në shërbime financiare ndërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në segmentin e bujqësisë dhe biznesit si shtylla të ekonomisë vendore, FINCA Kosovë sot më 28 dhjetor ka bërë hapjen e degës së re në Graçanicë, duke e zgjeruar rrjetin e degëve të saj për të qenë sa më afër klientëve të saj.
Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet mikrofinanciare, banka, klientë të FINCA Kosovë dhe Menaxherë nga Zyra Qendrore e FINCA-së.
Hapja e ceremonisë u bë nga Menaxheri i degës së Graçanicës, i cili theksoi që dega e Graçanicës është e 25-ta me radhë, që tregon se FINCA Kosovë ofron mundësi dhe mbështetje nëpërmjet fuqizimit të përfshirjes financiare që rrjedhimisht kontribuojnë në gjenerimin e vendeve të reja të punës, stimulimin e bizneseve dhe agrobizneseve vendore duke i kontribuar kësisoj ekonomisë së Graçanicës dhe Kosovës në përgjithësi

