23-04-2026
FINCA Kosovë hap degën e dytë në Ferizaj
FINCA Kosovë ka hapur zyrtarisht degën e saj të dytë në Ferizaj, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, duke zgjeruar praninë e saj dhe duke qenë më afër klientëve dhe nevojave të tyre financiare.
Ky zgjerim synon të ofrojë qasje më të lehtë dhe më efikase në shërbimet financiare për individë, familje dhe biznese lokale, përmes një ambienti modern dhe një ekipi profesional të gatshëm për të ofruar mbështetje dhe zgjidhje të përshtatura financiare.
Hapja e kësaj dege përfaqëson vazhdimin e përkushtimit të FINCA Kosovë për fuqizim financiar dhe zhvillim të komunitetit.
Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!





