11-11-2007

FINCA Kosovë ofron bursa për 3 studentë

Si pjesë e misionit të saj shoqëror, FINCA Kosovë vendosi të merr nismën për përkrahjen e gjeneratës së ardhme të sektorit financiar të Kosovës. Si pjesë e kësaj, FINCA Kosovë mendoi i ndihmojë tre studentë të cilët tashmë janë duke studiuar në fushën e ekonomisë dhe u jep atyre bursa prej 500 secilit.
Me këtë aksion FINCA është institucioni i parë financiar në Kosovë i cili i bëri hapat e parë për u ndihmuar studentëve në zbutjen e nevojave të tyre financiare gjatë studimeve të tyre.
Të gjithë aplikuesit të cilët dëshirojnë të aplikojnë për bursë duhet të sjellin:
– Kopjen e letër-identifikimit të UNMIK-ut
– Letër-vërtetimin nga universiteti
– Kërkesën me shkrim
– Fotografinë personale
Të gjithë aplikuesit mund t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre në të gjitha zyrat e FINCA-së çdo ditë pune. Afati i fundit për aplikim është 15 dhjetor, 2007.
Për iu shmangur keqkuptimeve të mundshme, përzgjedhja e përfituesve do të tërhiqet me short. Procesi i përzgjedhjes dhe shpallja e fituesve do të bëhet në praninë e përfaqësuesit të mediave.