31-12-2008

FINCA Kosova bëri shpërndarjen e dhuratave e Vitit të Ri për familje të pastreha

FINCA Kosovë , sipas vendimit të marrur nga ana e Bordit Menaxhues këtë vit nuk do të bëjë shpërndarjen e dhuratave për klientët e saj. Fondi i dedikuar do të përdoret për shpërndarjen e dhuratave për familjet të pastreha dhe me të ardhura të ulëta .
FINCA Kosovë ka zgjedhur që këtë vitë t’u ndihmojë 24 familjeve që gjenden në komunën e Prishtinës, përkatësisht në lagjen Bunari I Hajratit të cilat tash sa vite jetojnë në kontenierë. Këto familje janë me rreth 100 anëtarë, ku 46 prej tyre janë fëmijë të cilët edhe janë përfituesit e 100 dhuratave që shprëndau FINCA Kosovë për vitin e ri 2009.
Shpërndarja e dhuratave është bërë nga ana e stafit menxehues të FINCA-s të përbërë nga Kryeshefi Financiar – Florian Dervishi , Menaxheri Regjional Zija Krusha dhe Menaxheri i Marketingut Daver Krasnic.
Me këtë akt, FINCA Kosovë dëshiron që simbolikisht të sensibilizojë humanitetin në vepër, posaçërisht gjatë festave!