26-05-2026
FINCA Kosovë, Gold Sponsor i RIT Kosovo – A.U.K.
FINCA Kosovë pjesëmarrëse në Gala Mbrëmjen e RIT Kosovo – A.U.K., ku u vlerësua me mirënjohje si Gold Sponsor për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në edukimin dhe zhvillimin e të rinjve.
FINCA Kosovë ka dhuruar 5,000euro për bursat e studentëve, duke kontribuar në krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë dhe mbështetjen e tyre në rrugëtimin akademik.
Besojmë se investimi në arsim është investim në të ardhmen. Përmes mbështetjes së studentëve dhe iniciativave që promovojnë edukimin, vazhdojmë të kontribuojmë në ndërtimin e një komuniteti me më shumë mundësi dhe perspektivë për të rinjtë.
Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!


