28-08-2026
FINCA Kosovë përmbyll praktikën e gjeneratës së 25-të të praktikanteve
Me shumë kënaqësi përmbyllëm praktikën e gjeneratës së 25-të të praktikanteve në FINCA Kosovë.
Gjatë periudhës së praktikës, praktikantet patën mundësinë të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë profesionale në degët e FINCA Kosovë, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të njihen nga afër me dinamikën dhe përgjegjësitë e mjedisit të punës.
Përmes këtij programi, FINCA Kosovë vazhdon të krijojë mundësi për të rinjtë që të ndërthurin njohuritë e fituara gjatë studimeve me përvojën praktike, duke i përgatitur për hapat e ardhshëm të rrugëtimit të tyre profesional.
I urojmë gjeneratës së 25-të shumë suksese në rrugëtimin e tyre të ardhshëm dhe shpresojmë që përvoja e fituar gjatë praktikës në FINCA Kosovë të jetë një hap i vlefshëm drejt zhvillimit të tyre profesional.
Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!





