30-09-2010

FINCA në Kosovë Feston 10 Vjetorin e Saj

FINCA Kosovë festoi 10 vjetorin e themelimit të suksesshëm në tregun e Kosovës.
Gjatë muajit shtator, FINCA Kosovë organizoi aheng për 10 vjetorin e saj, duke festuar me gjithë stafin dhe kolegët mbarë botës, ndërkohë zhvilloi edhe takimin rajonal të Finca Eurazisë, ku morrën pjesë mbi 100 mysafirë ndërkombëtarë nga rajone të ndryshme të botës.

FINCA është njëra nga institucionet e para mikrofinanciare që filloi së operuari në Kosovë pas konfliktit të vitit 1999, por FINCA zyrtarisht ishte regjistruar në vitin 2000. Me vetëm një degë dhe me personel prej 3 punonjësve të motivuar, FINCA tani është rritur dhe vepron në 21 zona të ndryshme në Kosovë me mbi 240 punonjës.

Pas një dekade të suksesshme të rritjes së ekonomisë në Kosovë, FINCA ofron mundësi për ndryshimin e jetës me kredi të vogla dhe me shërbime të tjera financiare për të ndihmuar familjet e ndryshme nga dështimi dhe për të thyer ciklin e papunësisë. Gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, FINCA Kosovë ka treguar angazhim për të ndihmuar komunitetin tonë, duke mbështetur projekte të ndryshme kulturore.

Cfarë Ofrojmë Ne