11-11-2007

FINCA Dega Kosovë dhe Trajnimi i Menaxherëve Kreditor përfundoi

Trajnimi për FINCA Degën në Kosovë dhe për Menaxherët Kreditor përfundoi të shtunën, më 20 tetor. Katërmbëdhjetë Menaxherë Programi morën pjesë në trajnim. Trajnimi është përgatitur dhe udhëhequr nga Xhon Jankura i cili me seli është në qendrën e Euro-Azisë në Kijev të Ukrainës. Trajnimi është pjesë e një strukture më të madhe të quajtur Programi trajnues për Menaxherët e Degëve (BMDP). Në tërësi, BMDP-ja përbëhet prej 12 moduleve klasore së bashku me punën fushore, studimet e rasteve, leximet dhe programin e mentorimit.
Pjesëmarrësit morën pjesë në trajnim në mënyrë aktive, e cila përfshiu modulet për lëndët siç janë leximi dhe interpretimi i financave të nivelit të degëve, planifikimi në nivel degësh, burimet organizative për maksimalizimin e rezultateve dhe kontrollimin e veprimtarive të degës, mes tjerash. Këto quhen module funksionale dhe e përbëjnë gjysmën e fazës I të BMPD-së.
Drejtori Vendor i Kosovës, Stefan Martiniak, iu drejtua pjesëmarrësve dhe ua shprehi përkrahjen et ij për programin, ditën e parë dhe të fundit të trajnimit të tyre. COO-ja Engyl Pallusah kontribuoi gjatë disa ditëve të trajnimit. Këshilltarja e FINCA Inernational, Olga Sedykh, Menaxherja Financiare Agnesa Vezgishi dhe Menaxherja e Burimeve Njerëzore Elvane Karjagdiu mbajtën sesione gjatë trajnimeve.
Bazuar në suksesin e trajnimit, gjysma e dytë e moduleve klasore të BMDP-së është paraparë të mbahet me pjesëmarrësit e njëjtë në fillim të vitit 2008.
Urime të gjithë pjesëmarrësve të trajnimit!