04-06-2026
FINCA Kosovë në panairin AgroKos
Më 3 dhe 4 qershor, FINCA Kosovë mori pjesë në panairin AgroKos, duke u ofruar fermerëve dhe vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me zgjidhjet financiare dhe mundësitë e zhvillimit që ofron FINCA Kosovë për sektorin e bujqësisë.
Gjatë panairit, vizitorët u informuan për produktet kreditore të dedikuara për bujqësinë, të cilat mund të përdoren për financimin e farave, plehrave, pajisjeve bujqësore dhe investimeve të tjera të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë bujqësore.
Përveç mbështetjes financiare, FINCA Kosovë promovoi edhe trajnimet FALAS të ofruara nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim, të cilat synojnë fuqizimin e njohurive dhe aftësive të fermerëve dhe sipërmarrësve.
Përmes këtyre mundësive, FINCA Kosovë vazhdon të mbështesë fermerët dhe sipërmarrësit në rritjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të tyre, duke kontribuar në një sektor bujqësor më të qëndrueshëm dhe më të zhvilluar.
Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!



